Sipas ekspertëve të ekonomisë kjo rritje ka me afektu dikund buxhetin e përgjithshëm të qytetarëve, përafërsisht 1 miliardë euro. Kështu ka deklaruar njëri nga organizatorët e protestës “Asnjë cent më shumë”, Besnik Shabiu.
Shabiu në TV ARBËRIA tha se rritja 16 për qind e energjisë elektrike do ta prekë xhepine qytetarëve për 1 miliardë euro më shumë.
“Do me thënë janë 1 miliardë euro më shumë në krejt konsumin e përgjithshëm. Neve ka me na prekë rritja 16 për qind e energjisë elektrike, ka me na i prekë xhepin për 1 miliardë euro më shumë për 1 milionë e gjysë qytetarë do me thënë kjo nuk është hajgare, kjo është një diçka shumë serioze ‘, tha ai në “ARB DEBAT”.