Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Besa Morina: Festivalet nuk janë sikur më herët, muzika ka qenë shumë më e pastër

Besa Morina: Festivalet nuk janë sikur më herët, muzika ka qenë shumë më e pastër

Këngëtarja njëherit profesoresha e muzikës, Besa Morina ka deklaruar se festivalet sot nuk janë ashtu siç kanë qenë në të kaluarën.

E ftuar në emisionin “N’DETAJE” në TV ARBËRIA, ajo tha se gjatë kohës kur edhe vet ishte pjesëmarrëse në këto festivale, muzika ka qenë më e pastër.

“Më herët kur isha edhe vet pjesëmarrëse në festival të ndryshme muzikore qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni në atë kohë muzika ka qenë të them të drejtën shumë më e pastër. Këngëtarët të cilët kanë marrë pjesë në këto festivale thjesht e kanë pasë tekstin e mirë, teksti ka qenë domethënës melodia gjithashtu ka qenë e kapshme për vesh dhe gjithashtu performance e çdo këngëtari ka qenë e shkëlqyeshme”, tha Morina.

“Mirëpo tani, fatkeqësisht nuk mund të bëjmë edhe ndonjë krahasim të madh sepse në Kosovë mungojnë festivalet, mirëpo përderisa ne e kemi Shqipërinë ajo që na hap dyert gjithmonë neve shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, por unë mund ta jap një mendim që festivalet nuk janë sikur kanë qenë më herët”, shtoi ajo./TV ARBËRIA./