Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Besa Ismaili: Bashkësitë fetare të Kosovës ngritën zërin kundër stigmatizimit të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Besa Ismaili: Bashkësitë fetare të Kosovës ngritën zërin kundër stigmatizimit të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Në Ditën Ndërkombëtare të të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale, Besa Ismaili ka risjellë në vëmendje një nismë të rëndësishme që ajo e konsideron si një nga kulmet e angazhimit të saj për drejtësi dhe dinjitet njerëzor: Deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare në Kosovë kundër stigmatizimit të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Kjo deklaratë, e iniciuar nga ajo në vitin 2018 dhe e realizuar në vitin 2019, është vlerësuar si një akt i rrallë i guximit dhe empatisë. Sipas Ismailit, ky qëndrim i përbashkët i bashkësive fetare ka pasur një ndikim të thellë dhe vazhdon të frymëzojë përpjekjet për shërimin dhe pranueshmërinë e viktimave në familje dhe në shoqëri.

“Le të vazhdojmë t’i përmbahemi këtij vizioni – me përkushtim, bashkëpunim dhe solidaritet të palëkundur”, është mesazhi i saj në këtë ditë përkujtimore. /TV Arbëria