Kurrikula shkollore është një plan ose program i organizuar që përcakton mësimet dhe aktivitetet edukative që do të zhvillohen gjatë një periudhe të caktuar shkollore.
Ajo përfshinë materialet dhe objektivat që do të ndiqen në çdo lëndë dhe ndihmon mësuesit dhe nxënësit për të kuptuar se çka mund të mësojnë dhe si të arrihen ato njohuri dhe aftësi, shkruan Arbëria TV.
Përbërësit kryesorë të një kurrikule shkollore mund të përfshijnë:
Objektivat e mësimit
Përmbajtja e mësimit
Metodat e mësimdhënies
Vlerësimi i nxënësve
Përmbledhja e aktiviteteve
Gjithashtu, kurrikula është e rëndësishme për të siguruar një mësimdhënie të strukturuar dhe të qëndrueshme, gjithashtu mund të ndryshojë në varësi të nivelit të arsimit (parashkollorë, fillor, dhe të mesëm), dhe lëndës që po mësohet.