Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pas një dekade: Arta Bajrami vjen së shpejti me album të ri

Pas një dekade: Arta Bajrami vjen së shpejti me album të ri

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arta Bajrami, e ftuar në emisionin “Pa Titull” me Danny Boy në TV Arbëria, ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ka folur për planet e saj më të afërta muzikore.

Arta ka ndarë lajmin e mirë për fansat e saj, duke bërë të ditur se është në përgatitje të albumit të saj të shtatë.

“Unë muzikën s’e kam lënë kurrë. S’e kam lënë me zemër, me mendje, me shpirt, me tru… Edhe pse nuk kam qenë gjithmonë fizikisht prezente në momente të caktuara, unë kurrë nuk e kam lënë muzikën. Gjithmonë kam publikuar nga një këngë,” – është shprehur Arta.