Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Të gjithë bashkë do t’ia dalim”, Noizy performon këngën zyrtare të fushatës së PS krah Edi Ramës

“Të gjithë bashkë do t’ia dalim”, Noizy performon këngën zyrtare të fushatës së PS krah Edi Ramës

Në çeljen zyrtare të fushatës së Partisë Socialiste që u zhvillua sot në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këngën e betejës elektorale, të kënduar nga reperi i njohur Noizy. Rama e ka ftuar Noizyn të performojë këngën, duke theksuar se ky është momenti i shqiptarëve për të ecur përpara dhe se nuk do të kthehen më pas. ​

“Kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë këtu para jush dhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai ditë të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj që të vijë këtu. Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re, duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji i thash hajde se unë do të ngelem vetëm me zërin tim dhe ja ku është këtu”, tha Rama mes te tjerash.

Kjo këngë pritet të shoqërojë fushatën elektorale të PS-së, duke u përdorur në aktivitete dhe promovime të ndryshme.