Një mosmarrëveshje ka ndodhur në një familje në Rahovec ku pas saj i biri kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Pas kësaj ai kishte dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë.
Policia tha se ka intervistuar palët dhe më pas i ka liruar në procedurë të rregullt.
“Rahovec 10.04.2025 – 18:00. Me 11.04.2025 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe i kishte dëmtuar disa orendi shtëpiake. Palët janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”.
*Fotografia në lajm ilustruese