Egli ka marrë mesazhe të shumta, por vëmendjen më të madhe e mori ai i Sara Gjordenit. Kjo e fundit e ka mbështetur herë pas here banoren duke bërë postime në rrjetet e saj sociale për të.

“Dallgët nuk e mbysin një varkë, ajo fundoset vetëm nëse një gropë hapet brenda saj… Sara Gjordeni”, shkruante ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Ndërkohë Egli e falënderon shumë Sarën për gjithë mbështetjen që i ka dhënë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Sara faleminderit shumë, shumë, shumë, të kam patur suport edhe jashtë. faleminderit shumë, jam shumë mirënjohëse. E di që ke qenë një vajzë me një histori paksa të vështirë këtu. Si vajza vajzës, të puth fort. Puthe bebin, të fala Bardhit. Je shumë e mirë. Faleminderit”, thotë Egli e emocionuar.