Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Brestovci jep premtim publik: Së shpejti, Prishtina do të jetë më e ndriçuar se kurrë më parë

Brestovci jep premtim publik: Së shpejti, Prishtina do të jetë më e ndriçuar se kurrë më parë

Drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Bekim Brestovci, përmes emisionit N’DETAJE në TV Arbëri, ka premtuar publikisht se Prishtina së shpejti do të ndriçohet.

Brestovci, duke folur për ndriçimin publik në kryeqytet, tha se janë në fazën përfundimtare të një marrëveshjeje që do ta rregullojë çështjen e ndriçimit publik.

“Ne jemi para nënshkrimit të një kontrate e cila parasheh, në radhë të parë, ndërrimin e të gjithë poçave të ndriçimit publik që janë në kryeqytet, e që janë përafërsisht 20 mijë. Do të thotë, të gjithë do të ndërrohen dhe do të jenë LED. Në një masë të konsiderueshme, këto kursejnë energjinë elektrike deri në 60%.
Kjo kontratë do të përfshijë edhe mirëmbajtjen shumëvjeçare dhe do të përfshijë edhe qendrën e monitorimit, të cilën kryeqyteti nuk e ka pasur asnjëherë deri më tani.”

“Unë mund të jap edhe një premtim publik: Prishtinën së shpejti do ta kemi më të ndriçuar se kurrë më parë,” tha Brestovci në emisionin N’DETAJE. /TV Arbëria