Selman Kadria lindi 1906 në Cërcë të Istogut dhe vdiq në vitin 1938.
Për atë janë thurur shumë këngë, sepse ai ka vrarë kryetarin e çetnikëve të Istogut Vojvoda Miliç Kërstiç, i cili në ato kohë ushtronte terror në Istog.
Kadria la pas vetën gruan dhe tre fëmijë, ndërsa njëra nga vajzat e tij ende është gjallë.
Shkurte (Hasanaj) Kajtazaj rrëfen se si Selmani mori vendim për të vrarë kryetarin e çetnikëve të Istogut, Vojvoda Miliç Kërstiçin.
Ajo thotë se Selmani e kishte siguruar familjen që të mos binte në duar të serbëve.
Në pranverën e vitit 1938 Vojvoda Miliç Kërstiç e mori Selmanin për peshkim, sepse thuhej që ai e merrte shpesh Selmanin madje ia besonte edhe armën.
“Baba na ka dërgua të dajtë neve edhe ka shkua te shtëpia. Ai e ka dërgua dikë, që Selmani të shkojë me Vojvodën, sepse vojvoda s’ka guxua vetëm me ec. E ka marrë pushkën edhe ka shkua bashkë me Selmanin dhe ka hyrë llugave. Atje Selmani e ka vra me armën e tij dhe e ka fsheh, por banorët e Vrellës e tradhtuan sepse atë s’kanë mundur të gjejnë”, rrëfen bija e Selman Kadrisë.
Banorët e Istogut rrëfejnë se Selmani ishte rritur në frymë atdhetari, dhe kjo ishte edhe njëra prej arsyeve pse ai vrau komandantin e serbëve Miliç Kërstiç.
Sadik Maxharraj tregon se Miliç Kërstiç kishte vrarë e torturuar shumë djem e burra të atyre anëve, derisa u rritë Selman Kadrija./TV Arbëria