Janë rrahur mes vete tre vëllezër pas një konflikti që ka shpërthyer për shfrytëzimin e një veture.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Ferizajit dhe se tre vëllezërit janë Ilaz Hasani, Haki Hasani dhe Jakup Hasani.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:45, në rrugën “Abdylselam Ahmeti” në Ferizaj.
Incidenti, siç mëson Sinjali ka nisur kur Ilazi e ka goditur me gurë, Hakin, e më pas Hakia dhe Jakupi, sëbashku janë futur në dhomën e Ilazit dhe e kanë sulmuar atë me grushte, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tre vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Lëndim i lehtë trupor – dhunë në familje” dhe caktimin e masës së ndalimit për 48 orë.