Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit, do të marrë pjesë Forumin Diplomatik të Antalisë

Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit, do të marrë pjesë Forumin Diplomatik të Antalisë

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Osmani në Forumin e Antalisë do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar

Gjatë punimeve të Forumit, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.