Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Taravari: Gjuha shqipe do të vazhdojë të përdoret si më parë në Maqedoninë e Veriut

Taravari: Gjuha shqipe do të vazhdojë të përdoret si më parë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i koalicionit të parive shqiptare VLEN në Maqedoninë e Veritu, Arben Taravari njëherë ministër i Shëndetësisë në qeverinë e këtij vendi, ka thënë se gjuha shqipe do të vazhdojë të përdorët si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, siç ka qenë deri më tash.

Ai ka thënë se nuk asnjë ndryshim të këtij ligji.

Taravari në një intervistë në Tëvë1  ka thënë se janë duke diskutuar mundësin e largimit që gjuha shqipe mos të definohej si gjuhë e 20 përqindëshit të qytetarëve.

“Dua të sqaroje për opinionin në Kosovë dhe Shqipëri. Ska asnjë reduktim as nje prejse të Ligjit që përdoret për gjuhën shqipe, asgjë s’ka ndryshu, krejt është njësoj. Vetëm ka disa institucione prej disa drejtorëve që nuk e përfillin por që nuk ka  ndryshime asgjë dhe mos të pritet që do të ketë ndryshme në ligj. Do të mbetet ky ligj gjuha shqipe do të përdoret si është përdorë edhe më parë. Jemi duke diskutuar se a mund ta heqim edhe këtë definicionin e 20 përqindëshit, që gjuha shqipe mos të definohet si gjuhë e 20 përqindëshit”, ka thënë ai.