Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Begaj: Shqipëria e Kosova duhet rrugëtuar së bashku drejt BE-së

Begaj: Shqipëria e Kosova duhet rrugëtuar së bashku drejt BE-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas shpalljes si ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit përshëndeti të pranishmit. Ai tha Gjilani e bëri sot pjesë të tij dhe është vlerësimi që ai e pranoi me shumë përulësi.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se vlerësimi që i bëhet nga Gjilani detyrimi dhe përgjegjësia i shtohet akoma më shumë.

“Ky titull i përket të gjithë shqiptarëve që në momentet më të vështira të kohës qëndruan si pjesë e pandashme e trungut të saj. Pavarësia e Kosovës nuk ishte dhuratë. Kosova nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për liri. Ishte mundi dhe sakrifica për të qenë të lirë”, tha Begaj.

Ai përmendi heronjtë e shumtë të Gjilanit, që nga Idriz Seferi, Ramiz Cernica, Kadri Zeka, Nuhi Rexhepi, Agim Ramadani, etj.

Begaj tha se në çdo moment të historisë, Shqipëri ka qenë gjithnjë krah Kosovës.

“Sot jemi dy shtete një gjak, një gjuhë një komb, që, ndonëse nuk eh harron të kaluarën, sheh drejt së ardhmes”, theksoi ai.

“Jemi kontribuues të stabiliteti në rajon  dhe duam të jemi pjesë e Evropës dhe i përkasim asaj me vlera e me histori. Jemi popull që beson te demokracia, te liria dhe vlerat euroatnlantike. Shqipëria e Kosova duhet rrugëtuar së bashku drejt BE-së”, tha Begaj.

Ai, në fund të fjalimit të tij, tha se ndihet pjesë e këtij qyteti të Gjilanit, që ka ruajtur ndjenjën e atdhedashurisë.

“Ky titull është edhe një falënderim i veçantë për kontribut e Shqipërisë, kur Kosova po përjetonte tmerrin ju ishit oficer, duke përfshirë edhe rajonin e Gjilanit, nuk kursyet asgjë. E gjithë Kosova nuk do të harrojë kurrë ndihmën tuaj”, tha Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, me rastin e ceremonisë së shpalljes së presidentit Bajram Begaj, “Qytetar Nderi”, këtij qyteti/RTK