Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mimoza Kusari konfirmon se s’i kanë numrat për të formuar Qeverinë, thotë se janë dy vota mangut

Mimoza Kusari konfirmon se s’i kanë numrat për të formuar Qeverinë, thotë se janë dy vota mangut

Deputetja e zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila, e cila kandidoi në listën e Vetëvendosjes, tha se përpjekjet për formimin e Qeverisë Kurti 3 po vazhdojnë.

Për Euroneës Albania ajo tha se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, bashkë me dy deputetët e tij kanë “shprehur gatishmërinë” për të votuar për formimin e qeverisë, ndërsa për votat nga komuniteti joshumicë, ajo tha se i kanë tetë vota.

“Nga 10 deputetë të pakicave joserbe, 3 nuk e kanë dhënë ende konfirmimin e plotë, kanë pasur kërkesa më të mëdha se sa mandati i tyre. Ka dyshime se ka presion edhe nga Lista Serbe për të parandaluar formimin e qeverisë Kurti 3 përmes shantazheve ndaj grupit të pakicave joserbe. Aktualisht janë 8 nga komunitet jo shumicë, edhe Limaj ka shprehur gatishmërinë për 3 deputetët e vet, bëhen 59, duke ngelur ende 2 mangët nga 61 i shumicë së thjeshtë parlamentare që duhen për qeverinë… Me trendin aktual nuk mund të kem parashikim pozitiv. Dua të besoj që do i kemi, por po e shoh me vështirësi”, tha ajo.