Një shtetas i Serbisë dyshohet se ka hyrë në Kosovë jashtë vendkalimit zyrtar kufitar.
Të njëjtit i është sekuestruar një dokument i identifikimit dhe është liruar në procedurë të rregullt.
“Më 09.04.2025 është ndaluar dhe sjellë në stacion i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia jashtë vendkalimit zyrtar kufitar. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është sekuestruar një dokument identifikimi dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.