Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, ka njoftuar se  duke u mbështetur në planifikimet vjetore dhe ato sezonale, ka filluar me zbatimin e kontrolleve të shtuara për respektimin e rregullave të trafikut, me fokus të veçantë.

▪︎ Respektimi i sinjalizimit të semaforëve,

▪︎ Përdorimi i rripit të sigurisë, si dhe

▪︎ Ndalimi i përdorimit të telefonit gjatë ngasjes.

Nga Policia thuhet se vetëm përgjatë tremujorit të parë të vitit 2025, nga njësia e trafikut rajonal janë shqiptuar gjithsej 11,283 masa administrative kundërvajtëse, ndërkaq janë konfiskuar përkohësisht 268 leje drejtimi automjetesh.

Sipas njoftimit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, aksidentet në trafik kanë shënuar një rënie të lehtë;

“ Aksidentet me pasoja fatale kanë mbetur në të njëjtin nivel,  Aksidentet me lëndime trupore kanë shënuar rënie prej 13%, Numri i personave të lënduar ka rënë për 6%.

Njësia e Trafikut do të vazhdojë me zbatimin e aktiviteteve të këtilla parandaluese me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, si dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor për respektimin e sinjalistikës rrugore”, thuhet më tej.