Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fetoshi: Rruga evropiane e Serbise – “kali rus i Trojës” në BE

Fetoshi: Rruga evropiane e Serbise – “kali rus i Trojës” në BE

Shkruan Arben Fetoshi:

 

Prorusi Vulin në konferencën “Rruga e Serbisë drejt BE-së” – Mesazh apo tallje e Vuçiqit me BE-në?

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin – një nga figurat më proruse e anti-perendimore në politikën serbe dhe njeri i afërt i Vladimir Putinit – po merr pjesë sot në Bruksel në konferencën “Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.

I sanksionuari nga SHBA-të për lidhjet me kriminin dhe ndikimin rus, e “shpjegon” rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, pikërisht nga selia e BE-së.

Duke e dërguar Vulinin në Bruksel, Vuçiq në fakt po dërgon një mesazh të qartë: Serbia e synon procesin e integrimit evropian sipas projeksioneve ruse, “një kalë i Trojës” për t’i shërbyer interesave të Moskës në BE.