Interesi i Serbisë dhe Rusisë me ca aleatë të tyre evropianë për Kosovën paszgjedhore është pikërisht ky:
1) Që Kosova me çdo kusht të futet në kaos politik duke shkuar vendi pafund në zgjedhje, derisa të shpërthejë këtu një luftë qytetare, e cila përfundimisht do ta fundoste shtetin e Kosovës; ose
2) Që Kosova me çdo kusht ta përzgjedhë një qeveri të re që do ta thellonte edhe më tej konfrontimin me SHBA, sepse vetëm kështu do të rritej rëndësia dhe pesha e samoupravnicës (autonomisë) për serbët e veriut për ta bërë, kështu, Kosovën jofunksionale nga brenda dhe të pakonsoliduar nga jashtë.
Nëse s’ndodh as e para dhe as e dyta, Kosova ka gjasa të mëdha që të rikthehet kah SHBA,Perëndimi dhe perspektiva transatlantike, përndryshe teposhtëzja pashmangshëm që na pret.