Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > CNN: Trump do t’u japë përparësi Japonisë dhe Koresë së Jugut për negociatat mbi tarifat

CNN: Trump do t’u japë përparësi Japonisë dhe Koresë së Jugut për negociatat mbi tarifat

Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, Kevin Hassett, tha se administrata po menaxhon “një numër masiv kërkesash për negociata” nga vende të ndryshme për të shmangur vendosjen e tarifave “reciproke” që pritet të hyjnë në fuqi nga ora 12:01 e mëngjesit me kohën e SHBA-së të mërkurën, raporton CNN.

Hassett shtoi se Trump “i jep përparësi dy prej aleatëve dhe partnerëve tanë tregtarë më të ngushtë: Japonisë dhe Koresë [së Jugut]”, tha ai në një intervistë të martën në mëngjes për Fox News. “Ajo që doli nga ato biseda ishte vërtet pozitive”.

Më herët të martën, Trump shkroi në Truth Social se ka pasur “një telefonatë të shkëlqyer me Presidentin në Detyrë të Koresë së Jugut”. Të hënën, Trump gjithashtu foli me Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, i cili do ta dërgojë një ekip në washington për të negociuar një marrëveshje tregtare.

Sipas të dhënave federale të tregtisë, Japonia ishte burimi i pestë më i madh i mallrave të huaja të importuara në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, ndërsa Koreja e Jugut e shtata.