Me urdhër të Gjykatës së Republikës së Kosovës është arrestuar një person mashkull.
Me datë 08 prill 2025 në Prishtinë Policia e rajonit të kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Kryeqytetit ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar, Xh. T, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej një vit e gjashtë muajsh.