Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një zyrtar policor dhe suspendohen dy të tjerë

Arrestohet një zyrtar policor dhe suspendohen dy të tjerë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një zyrtar policor në një rast në Vushtrri, kurse për dy raste tjera i kanë rekomanduar dje Policisë së Kosovës suspendimin e dy policëve, njëri rast në Kaçanik kurse rasti tjetër në Ferizaj.

Arrestimi i zyrtarit policor ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit ku fillimisht Policia e Kosovës ishte njoftuar për një rast të gjuajtjes më armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Pasi në këtë rast ishte përfshirë si i dyshuar një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, bazuar në autorizimet ligjore janë njoftuar hetuesit e IPK-së.

“Pas disa veprimeve hetimore, me dyshimin se ky zyrtar ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK.