Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu: Ose e bëjmë ne qeverinë ose shkojmë në zgjedhje

Haxhiu: Ose e bëjmë ne qeverinë ose shkojmë në zgjedhje

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu ka thënë se qeverinë ose e bënë Vetëvendosja në krye  me Albin Kurtin kryeministër, ose sipas saj, vendi do të shkoj në zgjedhje.

“Ajo që dihet është se kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti, dhe se qeveria shumë shpejt do të votohet. Qeverinë mund ta bëjë VV-ja, por nuk mendoj se mundet opozita si e vetme. Prandaj, ose e bëjmë qeverinë ne, ose shkojmë në zgjedhje. Jemi të interesuar ta bëjmë qeverinë, dhe besoj se qeveria do të bëhet”.  ka thënë Haxhiu.