Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramabaja: Duda Balje u takua me Radoiçiqin më 28 shkurt: Kam pasë informacion

Ramabaja: Duda Balje u takua me Radoiçiqin më 28 shkurt: Kam pasë informacion

Analisti mbështetës i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka bërë një deklaratë të bujshme.

Ramabaja ka pretenduar se deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka pasur kontakt me Milan Radoiçiqin – ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe kryeorganizator i dyshuar i sulmit të armatosur në Banjskë.

Ai tha se sipas informacioneve të tij, kontakti ka ndodhur më 28 shkurt, edhe pse nuk ishte i sigurt nëse bëhet fjalë për një takim fizik apo për një komunikim telefonik.

“Unë e kam pasë informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë,” u shpreh Ramabaja.