Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka folur për mundësin e krijimit të qeverisë dhe përpjekjet e Kurtit për arritjen e një koalicioni.
Në një lidhje direkte në Kanal10, Gjini ka thënë se qeverisja Kurti nuk duhet të vazhdojë.
“Nuk mundem me ditë a po ndodh, njerëzit i marrin vendimet e veta. Ne mundemi me fol vetëm për qëndrimet e Aleancës, ne mendojmë se nuk duhet me vazhdu qeverisja Kurti, ka me pas probleme Kosova siç ka pas, ka me pas edhe me të mëdha”, ka thënë Gjini.