Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që kanë aplikuar për vizë.
Sipas njoftimit, seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza nga disa individë.
“Përditësim për Vizat: Duke filluar nga 7 prilli 2025, Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do t’i përpunojë më aplikimet për vizë nga individë, të cilët kanë numrin e formularit DS-160 (numri i aplikimit online për vizë) të ndryshëm nga ai që është përdorur për të caktuar takimin për vizë. Këta aplikantë do të duhet të largohen nga Ambasada dhe të caktojnë një takim të ri përmes sistemit tonë online, duke përdorur numrin që i korrespondon aplikimit të tyre aktual online për vizë”, thuhet në njoftim.