Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: Është koha që BE-ja të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë e të ardhmes së saj

Kurti: Është koha që BE-ja të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë e të ardhmes së saj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk ka plan B për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, dhe se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të jetë strategjik, i bazuar në merita dhe real.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë sot në Bruksel, ku mori pjesë një diskutim të organizuar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS) në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: avancimi i demokracisë, siguria dhe rritja ekonomike”.

“Ne jemi reformuar, forcuar dhe përafruar me standardet e Bashkimit Evropian”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se Kosova ka treguar se është një partnere e besueshme e BE-së dhe beson fuqishëm në të ardhmen e saj evropiane, andaj është koha që BE-ja gjithashtu të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë e të ardhmes së saj – gjë që do ta forconte edhe më shumë tej përkushtimin e vendit tonë ndaj agjendës evropiane.