Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj takon ambasadorin turk, flasin për intensifikimin e partneritetit

Haradinaj takon ambasadorin turk, flasin për intensifikimin e partneritetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Bëhet e ditur se Haradinaj dhe ambasadori turk diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Teksa Haradinaj i shprehu ambasadorit Angılı falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk,”, thuhet tutje.