Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ky është 28 vjeçari që u kap me substanca narkotike në Kaçanik

Ky është 28 vjeçari që u kap me substanca narkotike në Kaçanik

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodh para dy ditësh edhe në Kaçanik, ku një 28 vjeçar është kapur me narkotikë.

Narkotikët janë gjetur tek i dyshuari Leutrim Drenica, i cili ishte ndalur nga Policia për kontroll në pjesën e njohur si “Fusha e Pajtimit”.

I riu është shoqëruar në Polici ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.