Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abazi: Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim shtyerjen e krijimit të institucioneve, po tenton me shitë mjegull

Abazi: Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim shtyerjen e krijimit të institucioneve, po tenton me shitë mjegull

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ta se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e institucioneve”, pasi ai thirri sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas së cilës u tha se Serbia po ndërhyn për sabotimin e formimit të institucioneve të reja.

‘“Qeni keq ta sjellë ujkun në torishtë”. Pas përplasjeve naive dhe fëmijnore për taksat me SHBA-të, Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e institucioneve. Në publik kanë filluar të i dalin si diskurs për kinse sulm të Serbisë mbi Kosovën, në kohën kur NATO po rritë edhe më shumë zotimin për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dmth po tenton me shitë mjegullën që pjesërisht ua shiti 16% të trupit elektoral në zgjedhjet e fundit”, shkroi Abazi në një postim në Facebook.