Unë sot për RTK’në kam një raport emotiv, një empati, ndjeshmëri se kam punu gjatë. Kështu ka deklaruar gazetari Rid Berisha në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin.
Berisha theksoi se Radio Televizionin e Kosovës duhet ta ruajmë dhe jo ta sulmojmë sipas tij, vetëm pse një subjekt politik apo grupe të caktuara shoqërore të interesit, dëshirojnë t’ia fikin kandilat e prezencës në treg.
“RTK’në si institucion publik ne duhet me rujtë se është i publikut, edhe duhet me rujt dhe me zhvillu nuk duhemi me sulmu vetëm pse një subjekt politik, disa subjekte politike, grupe të caktuara shoqërore të interesit qoftë edhe rivalë të RTK’së në treg dëshirojnë me i fikë kandilat e prezencës së RTK’së në treg”, tha Berisha.
Teksa shtoi se RTK’ja i duhet publikut dhe Kosovës, pasi siç tha ai, është i gjithë publikut./TV ARBËRIA./