Bateristi dhe sportisti, Besim Gashi i njohur nga publiku si Babuka ka thënë se fjala që më së shumti i flen instrumentit të cilin ai luan, është drum set.
Kjo pasi sipas tij, ky emër vjen nga njerëzit që e kanë krijuar në Amerikë.
“Seti si set kur është kriju ndër setet e para është kriju në Amerikë dhe derisa është kriju në Amerikë, fjala për mu që i flen më së shumti instrumentit tem është Drum Set sepse tupana është turqisht, për shembull daulle është turqisht, bateri është italisht. Pse mos me marrë emrin prej njerëzve që e kanë kriju”, tha më tej Babuka në emisionin “PA TITULL” në TV ARBËRIA.