Në një vendpunishte ne lagjen “Velania” në Prishtinë është shembur dheu.
Lajmin e ka konfirmuar zv. Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
Sipas tij, katër vetura rrezikoheshin.
“Sapo e përfunduam intervenimin 4 vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte, por i larguam. Jemi afër shtatores së “Isa Kastrati”, Brigada ka pranu lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë qarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”, tha Shkodra,