Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Zhduket dy të mitur gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Zhduket dy të mitur gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Një 16 vjeçar nga Podujeva dhe një 14 vjeçare nga Fushë-Kosova janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.

Ankuesi m/k,  ka njoftuar policinë se vajza e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.