Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë, pasi dyshohet se ka bërë kultivimin e bimëve të hashashit.
Ai kërkohej që nga muaji shtator i vitit 2024 kryerjen e veprës penale në Sferkë të Pejës dhe është arrestuar dje.
Po ashtu, në cilësi të personit të dyshuar është paraqitur në stacionin policor edhe një i dyshuar tjetër mashkull shtetas i Shqipërisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.