Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdekja e punëtorit nga shembja e dheut në Veternik, arrestohet një person

Vdekja e punëtorit nga shembja e dheut në Veternik, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, si pasojë e shembjes së dheut në një vendpunishte të shtunën në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas raportit, i njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.