Në orët e vona të pasditës së sotme, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Mihrije Kryeziu, e cila ishte njëkohësisht edhe bashkëshortja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Bilall Kryeziu.
Ajo do të mbahet mend për karakterin e saj qendrestar në krah të bashkeshortit deri se ky i fundit ia kishte dedikuar jeten idealeve të çlirimit kombëtar.
Si një heroine e vërtetë ajo u bë shembull i përkryer se si përkushtimi familjar shkon në mënyrë paralele me idene shqiptarise.
Bilall Kryeziu gjate jetës së tij, për shkak të angazhimit patriotik që herët do të burgoset. Mirëpo, sa më e madhe ishte shtypja dhe izolimi ndaj tij, aq më shumë i flakeronte ideja e lirisë.
Si i burgosur politik ai e dinte se lufta e armatosur është rruga e vetme e çlirimit nga zgjedha një shekullore serbe.
Ma kalimin në amshim të Mihrije Kryeziut, familja Kryeziu ka humbur jo vetëm një anëtare të dashur të tyre, por edhe një edukatore shembullore dhe një grua të përkushtuar nga dashuria për emancipimim kombëtar.
Varrimi i të ndjerës bëhet nesër me dt.06.04.2025 në ora 15:00 , në varrezat e fshatit Bubavec, lagjia Della.
Qoftë i përjetshem kujtimi për të! Lavdi jetës dhe veprës së saj!