Ikballe Huduti, studiuese e fesë dhe psikologe, ka qenë e ftuar në emisionin N’DETAJE në TV Arbëria. Ajo ka folur për rolin e gruas në shoqëri dhe vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vend.
Huduti thotë se vrasjet janë një patologji e hershme, por shton se njëra ndër arsyet pse sot po ndodhin vrasjet është edhe mendësia patriarkale.
“Vrasjet janë një patologji e hershme tek shqiptarët, kanë ekzistuar gjithmonë vrasje, mirëpo ka ekzistuar edhe falja e gjakut dhe hakmarrjet. Kështu që faktori kryesor që sot ky ves patologjik po përtrihet, për mendimin tim, është se njerëzit kanë probleme të ndryshme që nuk mund të ballafaqohen me botën materiale dhe shpirtërore, nuk kanë balancë. Më pas, është keq edukimi patriarkal, mendësia patriarkale. Më shumë mendësi patriarkale vjen nga ajo kulturë,” ka thënë Huduti.