Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Reagon Ministria e Mbrojtjes: Deklaratat e Maqedoncit po keqinterpretohen qëllimisht

Reagon Ministria e Mbrojtjes: Deklaratat e Maqedoncit po keqinterpretohen qëllimisht

Ministria e Mbrotjes ka reaguar pasi në media sot është raportuar se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se grupi terrorist i Banjskës i përkrahur nga Serbia, po vendoset afër kufirit me Kosovë.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Liridona Gashi në një reagim në Facebook ka thënë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se kohëve të fundit deklaratat e Maqedoncit janë duke u keqinterpretuar qëllimisht.

“Kohëve të fundit, janë të shumta rastet kur deklaratat e ministrit keqinterpretohen qëllimisht dhe lajmet e rrejshme përhapen vazhdimisht. Një ndër këto raste e tilla është edhe ‘lajmi’ i publikuar nga Indeksonline. Ftojmë që të ndiqet intervista e ministrit dhënë për RTK, për të kuptuar drejt atë çfarë është thënë, ndërsa nga portali në fjalë kërkojmë që t’i përmbahet etikës profesionale dhe të ndërpresë dezinformatat”, ka deklaruar ajo.