Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mehmeti: Institucionet e Shqipërisë e Kosovës nuk konsultojnë historian në lobimet e tyre

Mehmeti: Institucionet e Shqipërisë e Kosovës nuk konsultojnë historian në lobimet e tyre

Historiani Rrustem Mehmeti, ka deklaruar se historianët e ruajnë rolin më të mirë të nxjerrjes së historisë në pah.

Mehmeti i ftuar në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria tha se pavarësisht kësaj, shteti i Kosovës dhe Shqipërisë nuk konsultojnë historian në vendimarrje dhe në lobimet e tyre.

“Çfarë mund të bëjmë ne si historian… kemi bërë një punë kogja të madhe por jo atë që e dëshirojmë sepse neve për fat të keq institucionet edhe të shtetit të Shqipërisë dhe institucionet e Kosovës nuk konsultojnë historian në vendimarrje gjegjësisht në lobimet e tyre.

Ne si historian jemi të gatshëm por besoj që politika e kohës e atëhershme ish dashtë të jep llogari dhe nga politika shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë qe besa edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi që të kërkohet llogari se çfarë kishte ndodhur në Tivar”, tha më tej historiani./TV ARBËRIA./