Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe homologun bullgar, Rumen Radev. Ky takim është vazhda e takimeve në Aqaba të Sofias.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” shkroi se ky takim ka qenë për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.
“Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajona”, ka shkruar Osmani.