Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy burra në Mitrovicë të Jugut.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë.

“Është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje.