Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: 99 për qind vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje

Krasniqi: 99 për qind vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, beson se vitin tjetër Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai ka bërë me dije se 99% kjo është e mundshme.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, ai ka treguar është problem që në legjislaturën nëntë të sigurohen 80 vota për zgjedhjen e presidentit.

“Krejt po e dimë që vitin e ardhshëm kemi me u ballafaqu me zgjedhje, 99%. Mundësi për zgjedhje është 99%, s`ka kush i bën 80 vota me zgjedh president të ri”, ka thënë Krasniqi.

Derisa autori i emisionin, Adriatik Kelmendi, ia ka rikujtuat se për ish-presidenten Atifete Jahjaga janë bërë, Krasniqi ka thënë se atëherë ka qenë situatë tjetër.

“Në rastin e Atifete Jahjagës ka qenë situatë krejt tjetër, nuk është e krahasueshme, atëherë ka pas koalicion tjetër. Ka të tillë që na thonë pse s`po e leni bre Albin Kurtin, le ta bëjë qeverinë, punë e madhe, le të rrinë, s`mundet me ba kurgja presione, opozita e fortë, ai është i dobët mundeni me rrëzu”, është shprehur Krasniqi.