Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Paralajmërimet për investime 500 miliardë euro në infrastrukturën gjermane, Ibrahimi: Mundësi e jashtëzakonshme për firmat shqiptare

Paralajmërimet për investime 500 miliardë euro në infrastrukturën gjermane, Ibrahimi: Mundësi e jashtëzakonshme për firmat shqiptare

Unioni CDU/CSU SPD njoftuan ditë më parë se duan të krijojnë një fond special prej 500 miliardë eurosh jashtë buxhetit të shtetit për të riparuar infrastrukturën e Gjermanisë.

E këtë paralajmërim e ka vlerësuar si mundësi të jashtëzakonshme, aktori i njohur që jeton dhe vepron në Gjermani, Kreshnik Ibrahimi.

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për firmat profesionale shqiptare në Gjermani, që janë të regjistruara në këtë vend në tre vitet e fundit.