Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar angazhimet e saj për rritjen e sigurisë në trafik, duke zbatuar plane operative dhe duke reaguar ndaj denoncimeve nga qytetarët dhe mediat për shkelje të rregullave nga ngasësit e automjeteve.
Policia me anë të një komunikate për media, bëri të ditur se si pjesë e këtyre masave, njësitë e trafikut kanë punuar për identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e komunikacionit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar rreth 600 gjoba për shkeljet e evidentuara.