Gjendet e vdekur 22-vjeçarja Ilaria Sula, shqiptare në Itali, trupi i futur në valixhe ishte hedhur në pyll.
Iliriana Syla 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur.
Fillimisht u raportua se studentja u largua pas ndarjes me të dashurin, me origjinë filipinase. Gjithashtu bëhet e ditur se i dashuri i saj është identifikuar dhe arrestuar nga policia Italiane.
Prindërit dhe shoqet, të cilët nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçaren, denoncuan menjëherë rastin në polici.