Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PDK kundër propozimit për rritjen e energjisë elektrike: Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin

PDK kundër propozimit për rritjen e energjisë elektrike: Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas propozimit të rritjes së çmimit të rrymës për 15%.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku e ka fajësuar Qeverinë Kurti në detyrë të cilët sipas saj po tallen me qytetarët.

“Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe”, ka shkruar Çitaku mes tjerash.

E në këtë postim analisti politik Shenoll Muharremi ka pyeur Çitakun nëse është pro apo kundër propozimit për shtrejntimin e energjisë elektrike, ku nënkryetarja e PDK-së tregoi se është kundër.