Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kryeziu: Nëse nuk krijohen institucionet, është dështim kushtetues i Presidencës

Kryeziu: Nëse nuk krijohen institucionet, është dështim kushtetues i Presidencës

Kadri Kryeziu, në ARB Debat në TV Arbëria, ka folur për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Ai ka thënë se në rast të dështimit të formimit të qeverisë, ky dështim bie mbi supe të presidentes, pasi, sipas tij, presidentja ka një detyrë kushtetuese dhe ligjore.

“Presidentja ka detyrë kushtetuese dhe ligjore që të bashkëpunojë me partitë politike dhe të krijojë institucionet. Është dështim nëse nuk krijohen institucionet, është dështim kushtetues i Presidencës,” ka thënë Kryeziu.