Profesori universitar Kadri Kryeziu, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka thënë se prioriteti kryesor i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO.
Kryeziu këtë e thotë pasi, sipas tij, Kosova është e kërcënuar nga armiku shekullor, Serbia.
“Prioritet mbi prioritet është NATO-ja, sepse jemi të kërcënuar nga i njëjti armik shekullor, jo për një javë, por për çdo ditë. Pushteti serb nuk është i interesuar për veriun; pushteti serb është i interesuar deri në Kukës,” ka thënë ai në ARB Debat.
Kryeziu ka shtuar se marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë është moment gati si i pavarësisë.
“Memorandumi Kosovë-Shqipëri-Kroaci është momenti gati si i pavarësisë.
Ministri maqedonas ndoshta nuk është i vetëdijshëm se është nënshkrimi më i rëndësishëm jetësor i tij,” ka thënë ai tutje.