Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kryeziu: Pa UÇK nuk do të kishte NATO, pa NATO nuk do të kishte shtet – Duhet të jemi mirënjohës ndaj SHBA-ve

Kryeziu: Pa UÇK nuk do të kishte NATO, pa NATO nuk do të kishte shtet – Duhet të jemi mirënjohës ndaj SHBA-ve

Kadri Kryeziu, profesor universitar, ka qenë i ftuar sonte në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria.

Ai ka potencuar se pa UÇK-në nuk do të kishte NATO dhe pa NATO nuk do të kishte shtet.

“UÇK-ja dhe NATO kanë qenë dy lëvizje politike dhe ushtarake që i kanë ndihmuar njëra-tjetrës. Pa UÇK nuk do të kishte NATO, pa NATO nuk do të kishte shtet. Ne duhet të jemi falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa shteteve të Evropës që na kanë ndihmuar të arrijmë aspiratat 100-vjeçare që populli shqiptar i Kosovës të jetë i lirë, i pavarur dhe sovran.”

Kryeziu ka shtuar se duhet të jemi mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe vendeve të tjera evropiane.